UBT nikoqir i Konferencës Ndërkombëtare TECIS 2022, në bashkëpunim me Vienna University of Technology

25/01/2022

Shumë studiues vendorë dhe ndërkombëtarë në tetor të këtij viti do të mblidhen në UBT, për të prezantuar punimet dhe gjetjet e tyre shkencore në fusha të ndryshme studimore, në Konferencën Ndërkombëtare mbi Teknologjinë, Kulturën dhe Stabilitetin Ndërkombëtar “TECIS 2022”.

 

UBT dhe Universiteti i Teknologjisë i Vjenës (Vienna University of Technology, IHRT), do të organizojnë Konferencën “IFAC International Conference on Technology, Culture and International Stability, TECIS 2022”, për herë të parë në Kosovë.

 

Synimi i kësaj konference është shqyrtimi i stabilitetit të sistemit ndërkombëtar në saje të zhvillimit të teknologjisë dhe ndryshimeve dramatike të këtij sistemi, ndaj edhe rëndësia e punimeve të cilat do të prezantohen në këtë konferencë është shumë e madhe.

 

Kjo konferencë mbështetet nga International Federation of Automatic Control (IFAC), përderisa vlen të theksohet se punimet dhe publikimet e kësaj konference do të indeksohen dhe listohen në Scopus.

 

Rreth informacioneve, mënyrës së regjistrimit dhe aplikimit për këtë konferencë, ju lutem të vizitoni ueb-sajtin zyrtar të konferencës: TECIS 2022