UBT ngrit bashkëpunimin akademik me universitetin “NOVA de Lisboa” nga Portugalia

09/11/2016

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka pritur të martën një delegacion nga universiteti portugez “NOVA de Lisboa”, i përbërë nga përfaqësuesit José Conchinha dhe Eduardo Guerreiro.

 

UBT e universiteti “NOVA de Lisboa” i Portugalisë, tashmë janë në një projekt të përbashkët.

Bashkëbisedimi është përqendruar në Programet Erasmus +, si dhe për mundësitë që ofron ky i fundit për bashkëpunim në rrafshin akademik, përkatësisht me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve, shkëmbimit të përvojave, të stafit akademik e të studentëve, për praktikat që zbatohen në zgjidhjen e problemeve të ndryshme etj.

 

Delegacioni mysafir është takuar paraprakisht edhe me koordinatorë sektorësh të ndryshëm të UBT-së.

 

Përfaqësuesit e delegacionit do të qëndrojnë 5 ditë, ndërsa do të kenë rastin të prezantojnë universitetin e tyre dhe mundësitë e shërbimet, që i ofron ai. Do të trajtohen tema në lidhje me programet e studimit, numrin e studentëve, mundësitë për studentët e huaj, bashkëpunimet me universitetet e tjera ndërkombëtare etj. Do të pasojë një sesion informues për studentët e UBT-së, të interesuar për studime në Portugali, si dhe një vizitë në Kampusit Inovativ të UBT-së, në Lipjan.