UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Odën e Farmacistëve të Kosovës

05/03/2021

UBT ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Odën e Farmacistëve të Kosovës, me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit në të mirë të dy institucioneve, me theks të veçantë bashkëpunimin në edukimin e vazhdueshëm e profesional.

 

Në kuadër të këtij bashkëpunimi ndërinstitucional do të përfshihen zhvillimi i projekteve të përbashkëta kërkimore që kanë të bëjnë me tema dhe diskutime të interesit të ndërsjellë, bashkëpunimi për përgatitjen e fushatave me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për ruajtjen e shëndetit publik, ndihma reciproke profesionale në proceset e aktiviteteve të edukimit të vazhdueshëm profesional.

 

Bashkëpunimi mes UBT-së dhe Odës  së Farmacistëve të Kosovës, veç tjerash do të mundësojë edhe marrjen e përvojave profesionale dhe formave tjera të bashkëpunimit në fushën e  shëndetësisë dhe farmacisë.