UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Eötvös Loránd University

10/07/2019

Listës së gjerë të partnerëve ndërkombëtarë të UBT-së, i është shtuar edhe Eötvös Loránd University nga Hungaria, pas nënshkrimit të  marrëveshjes nga rektorët e të dy institucioneve, prof.. dr. Edmond Hajrizi, përkatësisht prof.. dr. Laszlo Borhy.

 

Palët janë pajtuar që të lidhin këtë marrëveshje për të ngritur bashkëpunimin ndërinstitucional dhe për të zhvilluar shkëmbime kulturore dhe akademike në fushën e arsimit.

Me këtë rast, bashkëpunimi do të shtrihet në fushën e andragogjisë, pedagogjisë, psikologjisë, mënyra e jetesës dhe fitnesit, psikologji dhe arsim ndërkulturor, komunikim organizativ, arsimim dhe trajnim i mësuesve brenda fushës së arsimit, trajnim, kërkim dhe shërbime administrative për komunitetin.

 

E ky bashkëpunim parasheh edhe shkëmbim ndërmjet studentëve, stafit, hulumtuesve, fakulteteve, shkëmbimi i materialeve shkollore dhe pedagogjike dhe programe të përbashkëta studimi.

 

UBT ka mbi 300 partnerë ndërkombëtarë nga pothuajse të gjitha vendet e botës, me të cilët, që nga themelimi e deri më sot, ka realizuar një varg aktivitetesh të përbashkëta, prej të cilave më së shumti kanë përfituar stafi dhe studentët e UBT-së dhe të institucioneve partnere.