UBT në kuadër të projektit me UNESCO kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Dritës hap konkursin për të gjithë të rinjtë e Kosovës

06/01/2021

Dita Ndërkombëtare e Dritës është një iniciativë globale që siguron fokus dhe i jep rëndësi dritës dhe rolit të saj në jetën e qytetarëve si në shkencë, mjekësi, komunikim dhe energji, poashtu edhe në fushën e kulturës, arsimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Njëra ndër qëllimet kryesore për shënimin e kësaj dite është krijimi i mundësisë për pjesëmarrje nga sektorë të ndryshëm ku mundësohet ngritja e vetëdijes në shkencë, teknologji, art dhe kulturë, arsim, barazi dhe paqe.

 

Me qëllim të afirmimit të temës së Dritës edhe në Kosovë dhe rajon, UBT si lider në afirmimin e shkencës, teknologjisë dhe kulturës në Kosovë, ka krijuar bashkëpunim dhe ka organizuar një konkurs për katër fusha: Dizajn industrial të produkteve, Pikturë, Skulpturë dhe Fotografi.

 

Të gjitha këto aktivitete evidentohen dhe regjistrohen nga ana e UNESCO dhe bëhen publike në një rrjet global.

 

Konkursi do të jetë i hapur për të gjithë studentët e Kosovës.

 

Shpërblimet për studentët të cilët do të zgjedhën fitues janë:

 

–  Vendi i parë – 100 euro dhe Ekspozitë, për secilën kategori nga një fitues (Pikturë, Fotografi, Skulpturë, Produkt)

–  Vendi i dytë – 50 euro dhe Ekspozitë, për secilën kategori nga një fitues (Pikturë, Fotografi, Skulpturë, Produkt)

–  Vendi i tretë – Ekspozitë, për secilën kategori nga një fitues (Pikturë, Fotografi, Skulpturë, Produkt)

 

Kjo do te ju ndihmoj pjesëmarrësve në zhvillimin e shpirtit garues, ngritjen e aftësive profesionale dhe afirmimin ndërkombëtarë pasi që punimet më të mira do të prezantohen në web faqen e International Day of Lighting, ku artistët të njohur nga mbarë bota do të jenë prezent.