UBT ndërton fabrikën e dytë Smart Factory

29/09/2021

UBT si lider në fushën e edukimit në Kosovë, është duke vazhduar të jetë në hap me trendet e fundit të teknologjisë dhe inovacionit, nga ku në kuadër të këtij zhvillimi ka filluar ndërtimin e fabrikës së dytë Smart Factory, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së.

 

Teknologji e avancuar, zgjidhje të shpejta e të besueshme dhe shërbim i shkëlqyeshëm janë ato që kërkohen, në një botë dinamike si kjo, e të cilat mund t’i ofrojë Parku Shkencor e Inovativ i UBT-së, ku përmes ndërtimit të kësaj fabrike si pjesë e Smart City, po vendosen bazat e gjeneratës së ardhshme të teknologjisë në Kosovë.

 

Smart Factory bën të mundur prodhimin në kohë reale, saktësinë e planifikimit, lidh lëndën e parë me makineri pa ndërprerje, bën ruajtjen e materialit, si dhe punon e prodhon në shumë ndërrime me efikasitet të lartë.

 

Qytetet e mençura (Smart City) brenda të cilave përfshihen edhe fabrikat e mençura janë e ardhmja dhe kjo që po ndërton e zhvillon UBT është lidhja më e mirë dhe më e qëndrueshme e të ardhmes teknologjike me të ardhmen prosperuese të Kosovës.

 

Investimet e mençura si këto e bëjnë Kosovën pjesë globale të arritjeve teknologjike dhe invovative.