UBT me programe inovative

30/07/2015

UBT, si një insitucion lider në arsimin e lartë privat në Kosovë, vazhdon të ofrojë programe inovative për studentët, siç e ka bërë këtë që nga themelimi i tij.

Krahas programeve të tjera, me të cilat studentët dhe kandidatët e rinj për studime tashmë janë të njoftuar dhe e dinë vlerën e tyre, UBT nga ky vit akademik ofron edhe programe të reja, inovative dhe atraktive, për studime.


Kështu, UBT, në drejtimin e studimeve Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, ofron drejtimet: Financa, Banka dhe Sigurime; Kontabilitet, Auditim dhe Tatime; Menaxhment, Ndërmarrësi dhe Inovacion; Biznes ndërkombëtar.

Një program të ri UBT e ofron edhe për studentët e Juridikut/LLM: E drejta biznesore biznesore ndërkombëtare dhe evropiane.


 

Këto drejtime u mundësojnë studentëve të fitojnë njohuri në fusha të reja, gjithnjë atraktive dhe në ndërlidhje me kërkesat e tregut të punës dhe përgatitjes sa më profesionale të studentëve për vazhdim studimesh në nivele më të larta dhe për karrierë të suksesshme.