UBT mbajti sesion informues për Garën Shtetërore “MOS”, në Gjilan

17/04/2019

Përfaqësuesit e UBT-së, Genc Emini dhe Alban Hyseni kanë mbajtur sesion informues në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini” dhe Shkollën e Ekonomisë “Marin Barleti”, në Gjilan.

 

Ata kanë prezantuar mundësitë për pjesëmarrje në Garën Shtetërore Microsoft Office Specialist “MOS”, garë e cila organizohet nga UBT dhe Certiadria për herë të parë në Kosovë.

 

Sipas tyre, në këtë garë mund të garojnë të rinjtë e Gjilanit që kanë shkathtësi në Excel, PowerPoint dhe Microsoft Office 2013 dhe 2016, teksa aplikimi mbetet i hapur deri më datën 17 maj 2019.

 

Nga kjo garë do të shpallen katër fitues, të cilët më pas do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën Botërore Microsoft Office Specialist “MOS”, që ketë vit do të mbahet në New York të SHBA-ve.

 

Apliko tani në linkun: www.ubt-uni.net dhe http://kampionatimos.com/