UBT mbajti mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Peter Kopacek

06/03/2024

Në praninë e profesorëve e studentëve, kolegëve e miqve të shumtë, është mbajtur mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së profesorit të ndjerë, Peter Kopacek.

 

Duke folur për veprimtarinë e profesor Kopacek, rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi tha se ai ofronte gatishmërinë e tij për secilin studentë, ai gjithashtu ndante njohuritë e tij rreth robotikës, kompjuterikës, mekatronikës, për studentët e UBT-së, duke i këshilluar dhe mbështetur në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional. Ajo që e banë shumë të veçantë profesor Peter Kopacek është  lidhja dhe kontributi shumë i madhe në Kosovë e veçanërisht me UBT.

 

“Të gjithë ne që kemi pasur fatin e mirë të njohim profesor Kopacek jemi të bekuar dhe ndihemi krenarë që kemi njohur një njeri të mirë, profesionist të shkëlqyer, një mbështetës i fuqishëm i Kosovës dhe UBT-së në perspektivën e tij ndërkombëtare, kontributi i tij në përgatitjen dhe shkollimin e brezave të rinj, të specialistëve dhe studentëve të kësaj fushe ka vlera të veçanta për vendin tonë”, është shprehur rektori Hajrizi.

 

Në emër të stafit të Fakultetit të Mekatronikes në UBT foli dekani Xhemail Mehmeti , i cili shprehu ngushëllime të sinqerta për miqtë, familjarët dhe studentët për ndarjen nga jeta të profesorit Kopacek.

 

Profesori i ndjerë Kopacek do të mbetet gjithnjë në kujtesën e secilin person që e njohu nga afër, e sidomos të atyre që punuan me të. La vepra të mëdha pas vetes të cilat do të na udhëzojnë drejt sukseseve tona dhe do ta na ndihmojnë në proceset akademike.