Global UBT prezantohet në Londër në “Digital Bridge: UK & Kosovo – Cooperation in Tech”

25/09/2026

UBT vazhdon të forcojë prezencën ndërkombëtare në Londër, ku prej disa vitesh zhvillon aktivitetin e tij dhe ndërton ura të reja bashkëpunimi ndërmjet Kosovës, Mbretërisë së Bashkuar dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Në kuadër të kësaj prezence dhe angazhimit të vazhdueshëm ndërkombëtar, Prof. Xhafer Krasniqi prezantoi Global UBT në ngjarjen “Digital Bridge: UK & Kosovo – Cooperation in Tech”, e cila në Londër bashkoi biznese, institucione dhe liderë të sektorit të teknologjisë nga Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar.

Prezenca e UBT-së në Londër përfaqëson një komponent të rëndësishëm të strategjisë së për ndërkombëtarizim, duke krijuar mundësi të reja për bashkëpunim akademik, teknologjik dhe profesional, si dhe duke lidhur studentët, akademikët dhe profesionistët me një prej qendrave kryesore globale të inovacionit dhe teknologjisë.

Gjatë aktivitetit, Prof. Xhafer Krasniqi prezantoi Global UBT, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të krijimit të lidhjeve të qëndrueshme ndërmjet arsimit, teknologjisë, inovacionit dhe sektorit të biznesit.

Diskutimet u fokusuan në mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në sektorin e teknologjisë, ndërsa aktiviteti u pasua edhe me takime të drejtpërdrejta B2B, me synim krijimin e lidhjeve të reja dhe zhvillimin e partneriteteve të ardhshme.

Zgjerimi i pranisë së UBT-së në qendrat kryesore ndërkombëtare dhe krijimi i partneriteteve me institucione dhe kompani lidere globale përbëjnë elemente kyçe të strategjisë së internacionalizimit të UBT-së dhe të zhvillimit të ekosistemit të saj inovativ.

Në këtë kuadër, Global UBT London përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e rolit të UBT-së në skenën globale të arsimit, teknologjisë, inovacionit dhe transformimit digjital, duke e pozicionuar si një urë lidhëse ndërmjet talentit, dijes dhe mundësive ndërkombëtare.