UBT mbajti debatin “Ushtrimet ndërkombëtare të FSK-së, Defender – Europe 21”

29/06/2021

Në ambientet e Parkut Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, është mbajtur debati me komandantin e Njësisë Elitare të FSK-së në Gjilan, nënkolonel, Albert Kuqi, organizuar nga Fakulteti Shkenca Politike në UBT.

 

Në këtë debat u diskutua për rrugëtimin dhe transformimin e FSK-së në ushtri, nga përvoja dhe eksperienca e komandantit të Njësisë Elitare të FSK-së, në Gjilan, nënkolonel, Albert Kuqi.

 

Ndër të tjera është diskutuar edhe për misionet paqeruajtëse ndërkombëtare të FSK-së dhe sfidat e sigurisë, teksa stafi dhe studentët e UBT-së janë informuar më shumë për stërvitjen e përbashkët të FSK-së me NATO-n në kuadër të Defender – Europe 21.