UBT implementon suksesshëm mësim online në mënyrë virtuale

20/03/2020

Ka më tepër se një javë që kur MAShTI ka marrë vendim për mbylljen e universiteteve për shkak të pandemisë COVID-19, por UBT falë teknologjisë së fundit që posedon ka implementuar suksesshëm konceptin ndërveprues për mësim online në mënyrë virtuale nga distanca.

 

Ky plan strategjik është zhvilluar nga UBT me politika dhe udhëzime të përshtatshme për studentët e gjitha fakulteteve.

 

Mësimi elektronik u ka mundësuar studentëve të UBT-së që të vazhdojnë studimet online, të marrin njohuritë dhe aftësitë në mënyrë interaktive në profesionet përkatëse.

 

Mësimi në online po zhvillohet në kuadër të platformës interaktive që funksionon përmes Moodle në kohë reale, ku është duke u zbatuar suksesshëm tash e disa ditë nga qindra profesorë dhe mijëra studentë të UBT-së, ku ata po ndërveprojnë lehtësisht pavarësisht nga distanca e tyre.

 

UBT ka vite që ka sjellë në Kosovë mësimin virtual, prandaj edhe lehtësisht e ka implementuar në praktikë.