UBT i uron shërim të shpejtë senatorit amerikan Robert Joseph Dole

22/02/2021

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, i ka uruar shërim të shpejtë senatorit amerikan Robert Joseph Dole, pas diagnostikimit me kancer në mushkëri.

 

“Lajmin për diagnostikimin me kancer të senatorit Robert Joseph Dole e morëm me shumë pikëllim, ndaj i bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejt të senatorit amerikan. Senatori Dole është një mik i madh i shqiptarëve, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën”, ka thënë rektori Hajrizi.

 

Vite më parë, UBT në bashkëpunim me shoqatën Miqtë e Amerikës ka nderuar senatorin amerikan Robert Joseph Dole, me çmimin “Doctor Honoris Causa and Excellence Lidership Award”, duke vlerësuar arritjet dhe kontributin e tij në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.

 

Mesazhin e tij rektori Hajrizi e ka shoqëruar me një foto që ka pasur mes të dyve në një takim zyrtar në SHBA.