UBT hap aplikimin për programin e përbashkët të studimeve master në Shkenca Politike – Integrimi dhe Qeverisja (#PoSIG), për vitin akademik 2017-2018

13/04/2017

Këtë vit, studentët e UBT-së kanë mundësi të aplikojnë në Universitetin e Salzburgut, në Austri, si rezultat i krijimit të programit të përbashkët të studimeve për nivelin master, në Shkenca Politike – Integrimi dhe Qeverisja (#PoSIG), për vitin akademik 2017-2018.

 

Programi master #PoSIG është i akredituar nga Agjencia Austriake e Sigurimit të Cilësisë dhe Akreditimit.

Përmes këtij programi, studentëve të UBT-së u ofrohet mundësi unike e studimit në institucionet më prestigjioze evropiane të arsimit të lartë, siç janë: Universiteti i Salzburgut, në Austri, Universiteti i Pavias, në Itali, Universiteti i Lubljanës, në Slloveni etj.

 

PoSIG ofron një program studimor që ndërthur përvojat më të mira të partnerëve nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, sipas standardeve evropiane të arsimit të lartë.

 

Formën e plotë të aplikimit e gjeni në:  http://euro-ps.org/apply-now-for-posig/

 

Për më shumë vizitoni http://euro-ps.org/

 

Afati i fundit për aplikimi është 21 maj 2017.