BETA

Shkenca Politike

  • Programi është i dizajnuar që t’iu përshtatet kërkesave të tregut, duke ofruar një edukim të baraspeshuar;
  • Programi iu përgjigjet nevojave të tregut për numër më të madh të ekspertëve të politikës të cilët janë në gjendje të përgjigjen ndaj trendeve rritëse të Kosovës për zhvillimin institucional dhe shkallë më të lartë të zhvillimit profesional në fushën e integrimit Evropian, politikave të jashtme dhe shtet ndërtimin në administratën publike;
  • Programi ofron qasje inovative dhe kurse modern që ndërlidhin marrëdhëniet ndërkombëtare/diplomacinë, integrimin Evropian dhe administratën publike, pajis tregun e Kosovës me nevojat educative në fushat e caktuara;
  • Programi adreson Politikat e Kosovës, specifikat e politikës në shumicën e kurseve që ofrohen, duke u siguruar që studentët të jenë të trajnuar të angazhohen në reformat që duhet të bëhen në kontekst të integrimit dhe shtet-ndërtimit;
  • Programi ofron avantazh konkurrues në kontekst të zhvillimit analitik dhe krijimin e shkathtësive të studentëve, në mënyrë që të arrijnë rezultatet e pritshme të programit;
  • Programi siguron një rritje qëndrueshme të njohurive dhe aftësive të studentëve përgjatë viteve, përderisa njëkohësisht ndihmon në edukimin e studentëve në nëndisiplinat e shkencave politike;
  • Programi ofron stafin më të përgatitur të shkencave politike në krahasim me programet e tjera të ofruara në Kosovë, duke bërë një ndërlidhje mes shkencëtarëve të politikës dhe praktikuesëve të saj.

 

Studimet Baçelor në Shkenca Politike ofrojnë një spektër të gjerë dhe njohuri e shkathtësi të kësaj fushe për studentët tanë, duke u fokusuar në një nga tre profilet e shkencave politike. Studentët zhvillojnë interesat e tyre vetanakë politikë në një shtrirje të gjerë të shkencave politike, të cilat lidhen me profilet e zgjedhura. Programi ofron një rrugë fleksibile për të gjithë studentët që të përmbushin karrierën e tyre akademike, të cilët menjëherë pas diplomimit mund të kyçen në sistemet politike të vendit.

 

Të diplomuarit në programin tonë fillojnë karrierën e tyre politike, duke punuar me organizata ndërkombëtare dhe ato shtetërore politike, konsulencë politike, etj. Një përqindje e caktuar e të diplomuarëve fillojnë karrierën e tyre duke punuar në sektorin privat jofitimprurës, me ç’rast trajnohen të kuptojnë ndërlidhjen mes politikës së krijuar, tregut dhe sektorit jofitimprurës.