UBT fton të rinjtë që të aplikojnë për programin e College Community Initiative Program (CCI)

28/01/2022

UBT njofton të rinjtë që vijnë nga komunat: Ferizaj, Gjilan, Kaçanik, Kamenicë dhe Viti, se është hapur aplikimi për programin e Iniciatives së Kolegjit të Komunitetit, Community College Initiative Program (CCI).

 

CCI është program i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe në Kosovë mundësohet përmes Ambasadës së ShBA-ve, e cila në fokus ka të rinjtë nga komunat: Ferizaj, Gjilan, Kaçanik, Kamenicë dhe Viti.

 

Ideja e këtij programi është që përmes bursave të plota, disa të rinj të fitojnë të drejtën për të studiuar në një kolegj komuniteti në ShBA, në fushën e medias digjitale dhe komunikimit, duke filluar nga vera e vitit 2022.

 

Për më shumë informacione rreth programit, kritereve, si dhe për të shkarkuar formularin e aplikimit vizitoni: https://kosova.americancouncils.org/cci-alb