UBT fton studentët dhe të rinjtë e tjerë që të aplikojnë për bursat e ofruara nga Forumi Evropian Alpbach

22/02/2022

UBT njofton të gjithë studentët se Forumi Evropian Alpbach do të ndajë 450 bursa me rastin e evenit të tij që do të mbahet në Tyrol të Austrisë nga data 21 gusht 2022 e që do të zgjasë deri më 2 shtator 2022.

 

Ftohen studentët dhe profesionistët e rinj që janë nën moshën 30 vjeç, që të aplikojnë për një përvojë unike që përbëhet nga seminare shkencore dhe artistike, një program konferencash të nivelit të lartë dhe një sërë aktivitetesh të tjera sociale dhe kulturore.

 

Platforma për aplikim do të jetë e hapur nga data 15 mars 2022 deri më 31 mars 2022, teksa të gjitha informacionet rreth bursave mund t’i gjeni në këtë link: EUROPEAN FORUM ALPBACH 2022 – Scholarship Programme

 

Për çdo pyetje dhe detaj tjetër rreth kësaj mundësie unike, luteni që të kontaktoni me Katia Wissinger në këtë email: [email protected]