UBT fton studentët të aplikojnë për punë praktike me pagesë në Gjermani

24/02/2022

UBT në bashkëpunim me kompaninë gjermane Limagrain dhe Hazera Seeds Germany GmbH ka shpallur të hapur thirrjen për aplikim për punë praktike në Gjermani.

 

Puna praktike është e koordinuar në atë mënyrë që studentët do të paguhen, përderisa për detaje të tjera rreth kritereve për aplikim, dokumentet, si dhe mënyrën e aplikimit, vizitoni: https://international.ubt-uni.net/infocorner/, duke klikuar tek Hazera Seeds – Internship Application Call.

 

Për të mësuar më shumë rreth kompanive, vizitoni faqet: https://www.lgseeds.de/ dhe https://www.hazera.com/, teksa afati i fundit për aplikim është 27.02.2022, ora 20:00.