UBT fton studentët që të aplikojnë për bursa studimi në Suedi

14/01/2019

Instituti Suedez për Bursa për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, ka hapur thirrjen për studentët kosovarë, të cilët mund të jenë përfitues potencialë të bursës së plotë për studime në universitetet suedeze.

 

Studentët kanë mundësi të aplikojnë për studime të nivelit master, që do të fillojnë në vjeshtën e këtij viti.

Përfitues të kësaj burse nga shtetet e Ballkanit Perëndimor mund të jenë 12 studentë.

 

Informata të hollësishme mbi procedurat, dokumenteve të nevojshme dhe aplikimin, mund t’i gjeni në linkun: https://si.se/en/apply/scholarships/swedish-institute-scholarships-for-the-western-balkans-and-turkey/?fbclid=IwAR2rhDcZ1EgdgRM17EH4ODdgZB7GNBmVaSn0xa7zlHT62b1J7TwgFIElL0Q