UBT fton studentët që të aplikojnë për bursa studimi në Portugali

07/10/2019

Universiteti “Nova de Lisboa” në Portugali, ka hapur thirrjen për studentët e kosovarë përfshirë edhe ata të UBT-së, të cilët mund të jenë përfitues potencialë të bursës semstrale në këtë universitet.

 

Studentët e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri dhe ata të Fakultetit Sistemet e Informacionit në UBT, kanë mundësi të aplikojnë për studime të nivelit bachelor, ku përfitues të kësaj burse mund të jenë studentët që në semestrin e parë kanë arritur notën mesatare mbi 8.5, njëherësh ata që kanë njohuri të mira të gjuhës angleze.

 

Për informata të hollësishme mbi procedurat, dokumenteve të nevojshme dhe aplikimin, mund të shkruani në email-in: [email protected].

 

Afati i fundit për aplikim është data 13 tetor 2019, teksa aplikimit duhet t’i bashkëngjitni një letër motivimi në gjuhën angleze.