NJOFTIM: UBT pezullon mësimin në kampuset dhe degët universitare

12/03/2020

Njoftohen studentët dhe stafi akademik i UBT-së, se në përputhje me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, procesi mësimor do të ndërprehet nga data 12.03.2020, deri më datën 27.03.2020.

 

Vendimi është marrë në kuadër të masave parandaluese ndaj përhapjes së coronavirusit.

 

Ndërkaq, për rrjedhën e procesit mësimor, UBT, konkretisht fakultetet përkatëse do t’ju mbajnë të informuar.