UBT fton studentët që të aplikojnë për bursa studimi në Bullgari

11/10/2019

Technical University of Sofia në Bullgari, ka hapur thirrjen për gjithë studentët e interesuar të UBT-së, për vazhdim të studimeve në fushën e mekatronikës.

 

Aplikimi vlen për studentët e vitit të tretë të nivelit bachelor dhe studentët e vitit të parë të nivelit master të Fakultetit Menaxhment i Mekatronikës. Ata kanë mundësi të aplikojnë për bursë semestrale në këtë universitet, por duhet të kenë notën mesatare mbi 8.5 dhe duhet të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.

 

Për informata të hollësishme mbi procedurat, dokumenteve të nevojshme dhe aplikimin, mund të shkruani në email-in: [email protected]

Afati i fundit për aplikim është data 16 tetor 2019.