UBT falënderon stafin mjekësor për kontributin e dhënë

20/03/2020

Në këto ditë të vështira, është përgjegjësia jonë e përbashkët si shoqëri të mbështesim njëri-tjetrin dhe përpjekjet e institucioneve për të parandaluar përhapjen e Coronavirus (Covid-19). Studentët dhe personeli i UBT-së janë gjithashtu pjesë e këtyre përpjekjeve.

 

Prandaj, përmes këtij mesazhi në emër të të gjithëve në UBT, duam të falënderojmë stafin e UBT-së që po punojnë në klinika e qendra mjekësore në të gjithë vendin për të ndihmuar trajtimin e njerëzve, si dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19. Ata po punojnë në kushte dhe rrethana të vështira, kështu që ne jemi mirënjohës ndaj tyre, dhe u themi atyre se ne jemi të gjithë me ju.

Faleminderit!