UBT do të prezantojë projektet inovative të studentëve në DokuTech

03/06/2019

UBT, edhe këtë vit do të jetë partner në organizimin e DokuTech, që do të mbahet më 8-9 qershor.

 

UBT do të prezantohet me laboratorin e mekatronikës, me ç’rast, në ditën e parë të këtij organizimi dhe në kuadër të punëtorisë “Do It Yourself”, do të prezantohen disa nga projektet më të mira dhe inovative  të studentëve të UBT-së.

 

Konferenca do të mbahet në Termokiss, në Prishtinë, dhe përveç se do të sjellë folës inspirues nga e mbarë bota, do të ketë edhe punëtori të ndryshme rreth teknologjisë, në mënyrë që pjesëmarrësit të kenë mundësinë të fitojnë aftësi praktike rreth temave të shqyrtuara gjatë konferencës.