BETA

UBT do të marrë pjesë në Festivalin e Gjelbër

12/09/2018

Si indikator në ruajtjen e mjedisit dhe në promovimin e ofrimin zgjidhjeve të shëndetshme në këtë fushë, UBT do të marrë pjesë në edicionin e tretë të Festivalit të Gjelbër, i cili do të mbahet më 19-21 shtator, në sallën e sporteve “1 Tetori”, në Prishtinë.

 

UBT, së bashku me 40 shumë kompani të tjera “të gjelbra”, i është bashkuar këtij festivali për të prezantuar produktet dhe shërbimet e tyre, si dhe përfitimet që ka ambienti prej përdorimit të tyre.

UBT do të prezantojë laboratorin e mekatronikës dhe atë të energjisë së ripërtëritshme, si dhe programin Inxhinieri e Energjisë, në kuadër të të cilit studiohen sistemet energjetike, të efiçiencës energjetike dhe të prodhimit të energjisë nga burimet e ripërtëritshme të energjisë

 

Festivali i Gjelbër organizohet nga USAID EMPOWER-Sektori Privat, në partneritet me Sida – Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Klubin e Prodhuesve të Kosovës, si dhe mbështetet nga GIZ, Ambasada Holandeze në Kosovë, ProCredit Bank, TEB ShA dhe GEFF në Kosovë.