UBT dhe Universiteti Coruña nga Spanja nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

12/04/2021

Numrit të partnerëve të shumtë ndërkombëtarë të UBT-së i është shtuar edhe një universitet tjetër prestigjioz. UBT dhe Universiteti Coruña nga Spanja kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me të cilën do të thellohen përpjekjet në zhvillimin e mëtutjeshëm të shkencës dhe ndërveprimit kulturor.

 

Ky bashkëpunim synon thellimin e miqësisë mes dy vendeve për sa i përket aktiviteteve arsimore, profesionale dhe kulturore mes fakulteteve dhe studentëve nga të dy institucionet.

 

Nga ky bashkëpunim do të mundësohet shkëmbimi i stafit, shkëmbimi i studentëve, aktivitete të përbashkëta kërkimore, pjesëmarrje në seminare dhe takime akademike, shkëmbimi i materialeve akademike dhe informacioneve të tjera, si dhe programet e veçanta akademike afatshkurtëra.