UBT dhe Morehead State University nga SHBA nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

22/03/2017

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi dhe përfaqësuesi i Morehead State University, në SHBA, Jorge Ortega, në cilësinë e përfaqësuesve të këtyre dy institucioneve të arsimit të lartë, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, në kuadër të të cilit përfshihen shkëmbimi i përvojave në fushën edukimit, si dhe krijimi i mundësive për studentët.


Marrëveshja parasheh realizimin e disa aktiviteteve të përbashkëta mes UBT-së dhe MSU-së,  duke përfshirë eksplorimin e mënyrës së krijimit të kampeve verore në SHBA dhe ofrimin e mundësive tjera afatshkurtra për studentët e UBT-së, pastaj mundësitë e shkëmbimit të studentëve mes këtyre dy institucioneve,  realizimin e vizitave të përbashkëta studimore, si dhe ofrimin e ndihmës së ndërsjellë në fusha të ndryshme studimi, në zhvillimin e kurrikulave, si dhe në implementimin e programeve të reja të studimit.

 

Morehead State University (MSU), me seli në Kentucky të SHBA-ve, është njëri ndër universitetet publike më të njohura, që ofron  programe universitare dhe pasuniversitare, si dhe zhvillim të programeve të doktoratës, teksa numëron mbi 11 mijë studentë aktivë, që i takojnë 31 kombësive të ndryshme dhe mbi 64 mijë alumni (ish-studentë).