UBT certifikon menaxhert e Auditorit të Përgjithshëm për Quality Systems Manager

07/04/2014

Prishtinë, mars 2014- UBT në kuadër të programeve të shumta të studimit, dhe programe  për ecjen e saj drejt ndërkombëtarizimit, mjaft të zhvilluar e ka edhe sektorin Trajnimeve dhe të  Certifikimeve.

 

UBT në bashkëpunim më Quality Austria,   në Vjenë të Austrisë,   për disa ditë me radhë organizoi  trajnimin, për “Quality Systems Manager”, gjegjësisht  për menaxheret  të   Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm në Republikën e Kosovës.

 

Kandidatët e pranuar kanë ndjekur  disa orë  të moduleve të  njëpasnjëshëm dhe në fund u janë nënshtruar provimit  përfundimtar.

 

 Pas përmbylljes së suksesshme të moduleve  dhe provimit  pjesëmarrësit  e këtij institucioni në një ceremoni solemne u certifikuan   si  “Quality Systems Manager”, ku certifikatat u shpërndanë nga presidenti i UBT-së , prof. dr. Edmond Hajrizi dhe nga  Auditori i Përgjithshëm  z. Lage Olofsson.  

 

Gjatë ndarjes së certifikatave rektori i UBT-së, z. Edmond Hajrizi,  në një fjalë rasti i përshëndeti dhe i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e ceremonisë e veçanërisht përfaqësuesin  z. Lage Olofsson.