UBT CERT e liston Kosovën në Agjencinë Evropiane për Rrjet dhe Siguri të Informacioneve (ENISA)

06/10/2016

UBT-CERT, pas kërkesës që i ka bërë Agjencisë Evropiane për Rrjet dhe Siguri të Informacioneve (ENISA) ka arritur që ta listojë Republikën e Kosovës në mesin e shteteve të EU-së, të regjistruara në këtë agjenci.

Sipas menaxherit të UBT-CERT, Atdhe Buja, ENISA u jep mundësi shteteve të EU që t’i regjistrojnë aktivitetet kudo në botë në këtë agjenci, përmes regjistrimit online në platformën: https://cybersecuritymonth.eu/neë-event.
“Kjo e fuqizon rolin tonë në arenën ndërkombëtare, duke na e njohur edhe vendin dhe duke i njohur automatikisht të gjitha ngjarjet e organizuara nga UBT-CERT”, ka.


Tetori 2016, ndërkaq, gjithnjë sipas menaxherit Buja, është muaji i sigurisë kibernetike, domethënë muaj i ndërgjegjësimit dhe promovimit të një sigurie të tillë dhe komplekse. Fushata organizohet 
nga ENISA dhe është tradicionale.