U zhvillua punëtoria e dytë Biznes – Akademi e projektit GEOBIZ, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”

13/07/2022

Në kuadër të edicionit të 11-të të festivalit ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2022”, është zhvilluar punëtoria e dytë e Biznes – Akademi, për efektet praktike të lidhjes mes akademisë dhe biznesit në zhvillimin ekonomik, e cila organizohet nga partnerët e UBT-së përmes projektit të GEOBIZ-it.

 

Ndër të tjera, në kuadër të kësaj punëtorie, rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mirëpriti profesorin Željko Bačić nga GEOBIZ, ekspertë nga industria, përfaqësues të institucioneve, si dhe profesorë të UBT-së, të cilët prezantuan punimet e tyre.

 

Partnerët e UBT-së përmes projektit GEOBIZ, do të fillojnë komunikimin dhe bashkëpunimin e hapur me institucionet e brendshme shtetërore si palë të interesuara në zhvillimin ekonomik, duke marrë parasysh numrin e akterëve potencial në sektorin e biznesit që do të përfitojnë nga ky projekt i Institucioneve të Arsimit të Lartë në përmirësimin e aftësive dhe kompetencave në gjeoinformatikë dhe gjeoinformacion.

 

Festivali “Global UBT Fest” është i përkushtuar për të kontribuar në të ardhmen e elasticitetit, inovacionit dhe qëndrueshmërisë, ku për një muaj, pedagogë dhe studentë do të përfshihen në akademi të ndryshme verore në fusha të ndryshme studimi.