UBT mbajti simpoziumin ndërkombëtar virtual “Qytetet në ballkan – sfidat zhvillimore, proceset dhe përmbajtja e dokumenteve, në linjë me trendët dhe normat e BE-së”

09/02/2021

Është mbajtur simpoziumi ndërkombëtar virtual “Qytetet në ballkan – sfidat zhvillimore, proceset dhe përmbajtja e dokumenteve, në linjë me trendët dhe normat e BE-së”, organizim i UBT-së në bashkëpunim me institucionet akademike dhe të shoqërisë civile nga Kosova dhe Shqipëria, mbështetur nga Asociacioni Ndërkombëtar i Planerëve Urban dhe Regjional (ISOCARP).

Ky simpozium mblodhi fizikisht dhe virtualisht ekspertë, profesionistë, akademikë e aktivistë të shoqërisë civile nga Kosova, Shqipëria, Rumania, Belgjika, Italia, Skocia e SHBA, të cilët diskutuan për proceset dhe dinamikat e planifikimit hapësinor dhe urban në rajon, me fokus Prishtinën dhe Tiranën, analizimin e këtyre proceseve dhe dinamikave në kontekst të dinamikave të planifikimit në BE, si dhe për propozimet e ekspertëve ndërkombëtarë, njohës të realitetit në rajonin tonë, për krijimin e modeleve origjinale si dhe univerzale të planifikimit për rajonin dhe shoqëritë tona.

Në fjalën hyrëse rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi ka thënë se ky organizim është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë në tërësi, por për tërë qytetet e ballkanit.

“Duke e marrë parasysh se ne jemi duke jetuar në një revolucion konvergjent, të gjitha këto transformime në të cilat po kalojmë, qytetet janë një element i rëndësishëm për t’u studiuar, ndaj duhet të parashtrohet pyetja se si do të jetë e ardhmja e qyteteve, dhe si do të organizohen që të kenë një qëndrueshmëri”, ka thënë prof.dr. Edmond Hajrizi.

Me këtë simpozium u shënua edhe themelimi i “Forumit Ballkanik të Qyteteve”, i cili synon të krijojë një platformë gjithëpërfshirëse në të cilën ekspertë, profesionistë, akademikë, institucione qendrore e lokale si dhe aktivistë të shoqërisë civile do të mund të diskutojnë dhe të kërkojnë zgjidhje për sfidat e përditshme të qyteteve, rrjedhimisht të shoqërive tona në Ballkanin Perëndimor, teksa UBT ka shprehur edhe njëherë gatishmërinë për të përkrahur në të gjitha format këtë forum.