Transferoni studimet në UBT, shndërrohuni në profesionistë të diplomuar

08/01/2021

UBT, si institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend, gjithmonë ka tërhequr studentë falë cilësisë, lidershipit, profesionalizmit, infrastrukturës që posedon, duke i besuar këtij institucioni, si vend që zhvillon profesionalisht në fushat ku ata zgjedhin të studiojnë.

 

Me shkollat më të mira profesionale, akademi verore, konferenca ndërkombëtare, profesorë vendorë e ndërkombëtarë, UBT ka dëshmuar me qindra herë se është vendi i dijes, shkencës e teknologjisë, qendra akademike ku dalin të diplomuar shumë profesionistë, e që menjëherë gjejnë vetën në tregun e punës.

 

UBT është e njohur ndërkombëtarisht, institucioni që sjellë inovacione, vlerësuar si institucioni i parë në botë që tërë procesin arsimor e ka vendosur në platformën e realitetit virtual.

 

Studentët e interesuar për t’u transferuar në UBT, dhe duan të dinë më shumë për procesin e transferimit, duhet të paraqiten në zyrën e administratës në UBT, ndërkaq e rëndësishme është të kuptohet se të interesuarit që duan të transferohen, nuk kanë nevojë të marrin leje nga institucionet ku kanë studiuar paraprakisht.

 

Për të transferuar studimet në UBT, studentët duhet që të plotësojnë formularin e aplikimit, me kusht që të kenë të përfunduar së paku një provim nga institucionit prej të cilit vijnë. Ndërkaq, dokumentet e nevojshme për transferimin e studimeve janë certifikata e lindjes dhe transkripta e notave me numrin e kredive ECTS.