Transfero studimet në UBT

10/01/2022

Përgjatë rrugëtimit dhe përzgjedhjes së institucioneve arsimore, ka të ngjarë që ne të mos bëjmë gjithmonë përzgjedhjen e duhur, mirëpo kjo nuk do të thotë se ne nuk do të mund të bëjmë ndryshimin dhe të drejtohemi aty ku ne realisht duhet të shkojmë për studime adekuate.

 

E gjitha çfarë ju duhet dhe nevojitet për studime cilësore është një institucion i arsimit të lartë lider dhe i përkushtuar për studentët, siç është UBT.

 

Procedura për transferimin e studimeve është e thjeshtë, ndaj mos u mendoni dy herë për të bërë një hap shumë të rëndësishëm për karrierën tuaj profesionale, i cili do t’iu sjell një rrugëtim të paharruar në studimet tuaja akademike.

 

Për të transferuar studimet në UBT, ju duhet të bëni kërkesën për transferimin e studimeve, të sillni certifikatën e lindjes, transkriptin e notave me numrin e kredive – ECTS, si dhe indeksin kopje.

 

Infrastruktura moderne, profesionistët më të mirë të fushave përkatëse të studimit, si dhe numri i madh i laboratorëve të sofistikuar, ju ndihmojnë që të përvetësoni edhe anën teorike dhe atë praktike, në të njëjtën kohë.

 

Një procedurë e thjeshtë për një të ardhme të sigurtë!