Transfero studimet në UBT, bëhu ndryshimi për të cilin ka nevojë Kosova

28/01/2020

Kosova ka nevojë për ekspertë të kualifikuar e profesionistë, aftësitë e të cilëve përputhen me nevojat e punëdhënësve. Ata janë forca shtytëse, suksesi i të cilëve varet edhe nga studimet e mirëfillta që kanë përfunduar.

 

Megjithatë, përpara se të zhgënjehen me të ardhmen jo të mirë që mund të kenë, studentët aktualë që ndjehen të pakënaqur me zgjedhjen që kanë bërë dhe nuk janë përshtatur me universitetin ku kanë filluar studimet, e kanë edhe një mundësi – transferimin e studimeve të tyre në UBT.

 

Pse? Sepse, të fillosh rrugëtimin akademik në UBT, do të thotë të bëhesh pjesë e institucionit ku rinia ka prosperitet dhe të ardhme të sigurt. UBT është një institucion në të cilin studentët ndjehen të barabartë me të gjithë studentët nga mbarë bota, vendi ku jetësohen ëndrrat, institucion që solli në Kosovë një frymë inovative akademike me metoda të reja të të mësuarit, sikur ajo e Realitetit Virtual.

 

UBT vazhdon të mbetet institucioni i parë në Kosovë që ka sjellë programe inovative studimi dhe po vazhdon të mbetet lider i fuqishëm në 50 programe akademike të akredituara bachelor e master e me shumë specializime unike. Këto programe të studimit e bëjnë UBT-në të identifikohet si lideri numër një në vend për përgatitjen e kuadrove profesionale në të gjitha fushat e studimit.

 

Krahas cilësisë e interaktivitetit gjatë studimeve, UBT mundësoi që edhe emri i shtetit të Kosovës të ngritët në nivelet më të larta të edukimit, shkencës inovacionit dhe ekselencës, u certifikua dhe u vlerësua me Çmimin e Ekselencës me Pesë Yje (EFQM), institucioni hapi Qendrën e parë në Ballkan për Realitet Virtual dhe së bashku me EON Reality po investojnë në Kosovë 30 milion euro, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me rreth 500 institucione dhe universitete botërore…

 

UBT është shndërruar në Park Shkencor e Teknologjik dhe funksionon si Smart City, në kuadër të së cilit veprojnë edhe Inkubatori Virtual, Qendra e Dijes, Qendra e Inspirimit, Qendra për Transformimin e Teknologjisë, ku përgatit studentët në edukimin digjital dhe përgatit gjenerata të reja të inovatorëve në Kosovë.

 

Ky institucion po ndërton gjeneratat e ardhshme të mjekëve dhe infermierëve. UBT ka të themeluar e të licencuar Poliklinikën universitare më të madhe në rajon, që zhvillon punën me mbi 30 ambulanca të pajisura me pajisje moderne.

 

Padyshim, UBT çdo vit përkrahë studentët e vet dhe u ndan atyre bursa studimi, njëherësh organizon edhe dhjetëra vizita studimore brenda e jashtë vendit.

 

Jeni ende në kohë. Jepi vetës një mundësi të dytë, transfero studimet në UBT.