Transfero studimet në UBT, bëhu ekspert i anesteziologjisë

bool(false) 03/02/2022

Në kuadër të zhvillimit të Shkencave Mjekësore, UBT ofron njërin prej programeve model në rajon, atë të Teknikut të Anesteziologjisë, në kuadër të së cilit studentët do të kenë mundësi që të mësojnë nga praktikat më të mira dhe më të njohura akademike dhe shkencore ndërkombëtare të fushës së anesteziologjisë.

 

Përsosmëria e kujdesit klinik, kërkimi, mësimdhënia, si dhe inovacionet biomjekësore janë disa prej qëllimeve të këtij programi të studimit, përmes së cilave studentët shndërrohen në profesionistë dhe ekspertë të shquar të fushës së anesteziologjisë.

 

Padyshim, infrastruktura moderne e dizajnuar në mënyrë unike është çelësi i studimeve të mirëfillta që juve ju ndihmojnë që të zhvilloheni edhe më shumë në aspektin profesional në rrugëtimin tuaj në karrierë, dhe për këtë UBT në kuadër të Poliklinikës ka zhvilluar në një nivel krejtësisht tjetër mundësitë e punës praktike për studentë.

 

Transfero studimet në UBT, bëhu ndryshimi për të cilin ka nevojë Kosova!