Transfero studimet në programin Aktrim në UBT

07/02/2023

Programi Aktrim në UBT u ofron studentëve njohuri të hollësishme mbi rolin e aktrimit, teatrit e filmit në nivelin lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, në mënyrë që studentët të zhvillojnë aftësitë e veta, përkatësisht për të menaxhuar me rolet që do të marrin në pjesë të ndryshme teatrale e në film, si dhe me problemet me të cilat ballafaqohen gjatë ushtrimit të profesionit të aktrimit.

Ky program është dizajnuar në atë mënyrë që të ofrojë një kombinim të trefishtë të studimeve: aftësi praktike thelbësore, siç janë: njohja me teatrin e filmit, paraqitja e karaktereve të ndryshme, që nënkupton njohjen me tipa të ndryshëm njerëzish dhe të kuptuarit e teatrit dhe filmit, që studentët duhet t’i zotërojnë si pjesë e kontekstit për aktrim.

Programi siguron që studentët të njihen me kodin etik e të mirësjelljes, me profesionalizmin e kërkuar, dhe me të praktikuarit e interpretimit e të shpjegimit të situatave në të cilat gjenden dhe të cilat i krijojnë, si dhe të njihen me karakteristikat e teknikave të imazhit, rolin artistik në krijimin e imazhit, si individualisht ashtu edhe si pjesë e një regjimi të koordinuar.

Ndër të tjera, siguron përdorimin e kritereve të përshtatshme të referimit dhe udhëzimeve profesionale e etike, hulumtimin e duhur të rasteve dhe të shkathtësive interpretuese për hulumtimet më të gjera emergjente, si dhe siguron një ndërgjegjësim për zhvillimet e aktrimit, e që mund të parashikohen të jenë pjesë e praktikës në karrierën e tyre të ardhshme.