Transfero studimet në Fakultetin Media dhe Komunikim

29/01/2020

Lirigzona Nuredini është transferuar në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT, nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

 

Ajo vendosi që vazhdojë studimet në UBT, në një nga departamentet më të kompletuara në vend dhe rajon, në programin që ka të gërshetuar gazetarinë, komunikimin, marrëdhëniet me publikun, regjinë, kamerën & fotografinë, gazetarinë online dhe menaxhimin e medias.

 

“Kam zgjedhur UBT-në për të vazhduar studimet, sepse është mundësia e vetme për të arritur suksesin që kam ëndërruar”, theksoi Lirigzona.

 

http://study.ubt-uni.net/