
Themelohet Qendra për Karrierë dhe Internship në UBT
13/03/2013UBT, themelon Qendrën për Karrierë dhe Internship si vazhdimësi e procesit akademik dhe zhvillimor të përcaktuar në strategjinë e sajë për ngritje të cilësisë dhe zhvillim profesional. Qendra për Karrierë dhe Internship shërben si qendër e cila i orienton dhe këshillon studentët të bëjnë ndërlidhjet e tyre të procesit akademik me tregun e punës dhe përvojën në praktikë dhe internship.
Qendra për Karrierë dhe Internship ofron këto shërbime:
- Internship
 - Orientim Profesional
 - Trajnime Profesionale
 - Vizita Studimore
 - Informacione për studentë të rinj
 - Certifikim,
 - Programet e shkëmbimit, etj.
 
Qendra gjithashtu ofron këshillime për studentët qe nga dita e parë e fillimit të studimeve në UBT, duke ofruar trajnime profesionale në ngritje të shkathtësive të tyre si dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me diplomimin dhe punësimin e tyre.