Qendra e Karrierës, në shërbim të orientimit profesional të studentëve

17/09/2018

UBT është mbështetësi më i madh i studentëve të vet gjatë dhe pas përfundimit të studimeve, prandaj edhe suksesi i tyre është kaq evident.

Qendra që u ka qëndruar më së afërmi studentëve përgjatë gjithë këtyre viteve të ekzistimit është Qendra e Karrierës, për faktin se është bërë indikator shtesë që sot janë të sistemuar në punë 98% e të diplomuarve në UBT.

Qendra e Karrierës në UBT ndërlidhë akademinë me industrinë dhe tregun e punës, përmes orientimit, këshillimit dhe zhvillimit profesional të studentëve, duke u dhënë informata mbi kërkesat dhe nevojat e tregut të punës, ofrimin e orientimit profesional, realizimin e vizitave studimore dhe bashkëpunimit me industrinë, si dhe në veçanti ruan lidhjet e forta dhe bashkëpunuese me ish-studentët e UBT-së.