Themelohet Qendra për Karrierë dhe Internship në UBT

13/03/2013

UBT, themelon Qendrën për Karrierë dhe Internship si vazhdimësi e procesit akademik dhe zhvillimor të përcaktuar në strategjinë e sajë për ngritje të cilësisë dhe zhvillim profesional.  Qendra për Karrierë dhe Internship shërben si qendër e cila i orienton dhe këshillon studentët të bëjnë ndërlidhjet e tyre të procesit akademik me tregun e punës dhe përvojën në praktikë dhe internship.

Qendra për Karrierë dhe Internship ofron këto shërbime: 

 

 

  • Internship
  • Orientim Profesional
  • Trajnime Profesionale
  • Vizita Studimore
  • Informacione për studentë të rinj
  • Certifikim,
  • Programet e shkëmbimit, etj.

 

 

 

Qendra gjithashtu ofron këshillime për studentët qe nga dita e parë e fillimit të studimeve në UBT, duke ofruar trajnime profesionale në ngritje të shkathtësive të tyre si dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me diplomimin dhe punësimin e tyre.