Interesim i madh i maturantëve për programet e studimeve në UBT

22/05/2015

Qendra e Karrierës në UBT po vazhdon me Programin Përgatitor të Maturantëve në Prishtinë, ku po marrin pjesë rreth 700 maturantë të pothuajse të gjitha shkollave të mesme në kryeqytet, duke filluar nga Gjimnazi “Sami Frashëri”, ai “Xhevdet Doda”, SHMT “28 Nëntori”, “Gjin Gazulli”, “Eqrem Çabej”, pothuajse të gjithë maturantët nga “Mehmet Akif”, “Don Bosko”, si dhe për herë të parë edhe Shkolla e Mjekësisë “Dr.Ali Sokoli”.

 

Programe të ngjashme me maturantë po vazhdojnë të realizohen edhe në qendrat e tjera, si në Ferizaj, Gjilan, Prizren…