Tetëdhjetetre studentë prezantuan në konferencën studentore të Arkitekturës në UBT

24/06/2015

I ka zhvilluar punimet për dy ditë konferenca studentore e studentëve të Arkitekturës në UBT, në të cilën, në kuadër të lëndës Projektimi Arkitektonik 2, 83 studentë i kanë prezantuar hulumtimet e tyre për objektet e banimit dhe objektet administrative në Kosovë.

 

 

Në prezantimet e studentëve ishin të përfshira objektet e banimit dhe të administratës: motelet e Kosovës, hotelet e Kosovës, shtëpitë e Pleqve, konviktet publike dhe private të Kosovës,
objektet shumëbanesore të Kosovës, komunat e Kosovës, byrotë e projektimit etj.