Tetë studentë të diplomuar në UBT fitojnë shpërblime nga “FROZENMUZIC”

16/06/2016

Tetë studentë të diplomuar në UBT: Anyla Berisha, Kadri Krasniqi, Valon Mehmeti, Kushtrim Syla, Donjeta Duraj, Bardha Meta, Dardan Krasniqi dhe Albina Vuthi, kryesisht të fakulteteve Arkitekturë dhe Ndërtimtari, kanë fituar shpërblime, pasi janë treguar të suksesshëm në Konkursin e paraqitur, i cili lidhet me çmimet e projektit “FROZENMUZIC”.

 

Projekti parashihte edhe bursa të plota për studime Master në Evropë (kanë fituar dy veta), vizita ndërkombëtare të studimit, libra, trajnime etj.

 

Fitues midis konkurruesve nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Kosovë janë gjithsej 25, teksa 8 syresh i përkasin UBT-së. Në jurinë profesionale të konkursit ka marrë pjesë edhe profesoresha e Universitetit Teknik të Vjenës, Caroline Jaeger-Klein.

Investitorë/sponsorë të projektit janë Sharrcem, UBT (përmes trajnimeve), Al Trade dhe ProCredit, ndërsa Këshilli i Investitorëve Evropianë dhe Rrjeti CSR Kosova ishin organizata mbështetëse, duke kontribuar me kohë, ekspertizë etj.