Studiot e Dizajnit të Integruar, ambiente që zhvillojnë kreativitetin,  hulumtimin dhe dizajnimin

24/01/2019

UBT njihet në të gjithë rajonin si një qendër e përsosmërisë arsimore, një vend ku një brez i ri i dizajnerëve të ardhshëm po fillon karrierën e tyre, e kjo arrihet duke vënë studentët në qendër të praktikës sonë të të mësuarit “Kudo, në çdo kohë”.

 

Studiot e këtij programi janë të pajisur me të gjitha mjetet dhe pajisjet që ju duhen studentëve të të gjitha specializimeve, përfshirë dizajnin e tekstilit dhe modës, dizajn grafik dhe të komunikimit, dizajnin e produkteve, si dhe atë të ndërtesave dhe mobilimit.

 

Në mënyrë që studentët të përfitojnë maksimalisht nga këndvështrimi unik që marrin ndaj industrisë dhe ndaj kontekstit të saj historik, nëpër laboratorët e Dizajnit të Integruar dhe nga profesorët që udhëheqin praktikën, praktikohet një qasje e personalizuar dhe shumë fleksibile për dobinë e studentëve të secilit specializim.

Si rrjedhojë, studentëve u ofrohen objekte të specializuara, pajisje, mjete dhe burime nëpër studiot e punës, që gjenden në kampusin kryesor të UBT-së, në Lipjan.

 

Sa i përket studios së modës, ajo është e pajisur me katër makina profesionale qepëse, një overlock industrial me 4 fije, hekur industrial, tavolinë me vakum, si dhe një staf teknik të mrekullueshëm që i mëson studentët se si të përdorin makinat në fjalë në mënyrë të sigurt dhe profesionale; por edhe që të bëhen mjeshtër në punë dore.

 

Objektet e UBT dhe kurrikula e përpiluar nga profesorët, janë dizajnuar për të përgatitur studentët tanë për një karrierë në secilin specializim.

Nëse ata janë të interesuar në karrierë të dizajnimit ose edhe fillimin e biznesit të tyre, ambienti i mësimit, si dhe atmosfera në studio, krijon një kulturë që mbështet kureshtjen, hulumtimin dhe dizajnimin.