Studio Shkenca Politike në UBT

07/10/2020
Përfito njohuri nga praktikat më të njohura ndërkombëtare duke studiuar në Shkencat Politike në UBT
Duke studiuar në drejtimin Shkenca Politike në UBT, ju zgjedhni që të merrni njohuri dhe praktika të njohura ndërkombëtare rreth politikëbërjes, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve profesionale të problemeve të shoqërisë.
Ky program, është i dizajnuar në mënyrë profesionale që u nxit studentëve aftësitë krijuese, duke u mundësuar zhvillimin akademik e profesional në fushën e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
Studimet në programin Shkenca Politike janë unike, veçanërisht në UBT, për faktin se UBT ka sjellë në Kosovë modelin e universiteteve më të mëdha evropiane e botërore të mësimdhënies, duke instaluar realitetin virtual dhe klasat CLASSROOM 3.0.