Studio në UBT – transfero studimet në programin Teknik Dentar

04/02/2022

Një program i ri dhe shumë i nevojshëm e që do të nxjerrë profesionist të shëndetit oral, më të mirët në vend dhe rajon, është Fakulteti Teknik Dentar në UBT, i cili ka harmonizuar në mënyrë unike praktikat më të njohura dhe më të mira në nivel evropian, me një filozofi të veçantë arsimore.

 

Një ekspertizë më e thellë e të studiuarit, si dhe mësimdhënia e një niveli më të lartë me ekspertët më të mirë të shëndetit oral, ofrojnë studime atraktive për studentët duke kombinuar teknologjinë me studimin e trendeve të reja të kësaj fushe.

 

Zhvillimi i Klinikës Specialistike të Stomatologjisë përbrenda institucionit, është një përparësi e madhe për studentët e UBT-së, pasi që ata punën praktike do ta kryejnë në të njëjtën kohë në sinkronizim me mësimet teorike, bashkë me profesionistët e fushës së shëndetit oral.

 

Transfero studimet në UBT, bëhu ndryshimi për të cilin ka nevojë Kosova!