Studio në UBT, bëhu pjesë e suksesit të garantuar

28/01/2019

Blertë Retkoceri vijon studimet e nivelit master në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturë, e cila zgjodhi të bëhet pjesë e UBT-së për një karrierë të suksesshme dhe për të përfituar njohuri e përvoja profesionale nga profesorë vendorë e ndërkombëtarë.

 

Duke folur për studimet në UBT, ajo theksoi se jesh pjesë e këtij institucioni do të thotë të jesh pjesë e suksesit të garantuar. Sipas saj, UBT është vend i përgatitjes akademike në profesionin e inxhinierisë.

 

“Në UBT aplikohet njëkohësisht ligjërimin teorik, interaktiviteti, hulumtimet, zhvillimin e projekteve dhe programeve teknike, mësimin praktik, vizitat studimore brenda dhe jashtë vendit, bashkëpunimin me shumë universitete Evropiane, rajonale dhe më gjerë. Gjithashtu, studentët e UBT-së aftësohen jashtëzakonisht që shumë saqë edhe kompanitë e ndryshme kërkojnë që ata të bëhen pjesë e tyre”, potencoi ajo.

 

Tutje, Blerta tregoi se UBT i ofron studentëve mundësi të shumta, përfshirë punësim dhe vazhdim të studimeve jashtë vendit.

 

Studentja Retkoceri tregoi se UBT është edhe i vetmi institucion që ofron sisteme online, bibliotekën më të madhe në rajon, kurse përgatitore, laboratorë shkencorë etj.