Studio në programin Menaxhim i Mekatronikës

06/08/2021

Inxhinierët më të përkushtuar dhe më të talentuar që më vonë korrën suksese në fushën e mekatronikës studiuan dhe studiojnë në UBT.

 

Ata fituan aftësi për të dizajnuar sisteme mekatronike, komponente ose procese për të përmbushur nevojat e shoqërisë, dhe u bënë më të mirët në fushën e tyre, falë ndërlidhjeve unike akademike që UBT i ka krijuar për ta.

 

Mënyra e organizimit, menaxhimi, kurrikula, aspektet teknike dhe shkencore, si dhe socializimi, japin një kënd tjetër studimeve në fushën e mekatronikës në UBT.

 

Me plotësimin e kushteve infrastrukturore, si dhe laboratorët që janë pika kyçe e programit, studentëve u kompletohet ekosistemi i dijes në këtë fushë, duke i bërë ata ekspertë të së nesërmes, që Kosovën do e prezantojnë me punën e tyre në arenën ndërkombëtare.