Studio master Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT

20/10/2020

Keni vendosur të zgjeroni njohuritë tuaja dhe po kërkoni një mundësi më të mirë për karrierën tuaj në fushën e Shkencave Kompjuterike.

 

UBT ka qendrën më të madhe të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të së cilës zhvillohen kërkime shkencore duke u bazuar në infrastrukturën moderne dhe laboratorët më të sofistikuar të teknologjisë informative.

 

Programi është burim i inovacioneve ndërkombëtare në Shkenca kompjuterike, teksa krahas studimit, do të certifikoheni nga organizata ndërkombëtare.

 

UBT është institucioni që formon ekspertë të kompletuar në fushën e inxhinierisë softuerike, databazës dhe sistemeve informative, shkencës së të dhënave, inxhinierisë së komunikimit, programimit të web-it, multimedias dhe vizualizimit, informatikës shëndetësore.

 

Partnerët ndërkombëtarë: University of Helsinki, Finlandë, Reykjavik University, Islandë, Itrecht University, Holandë, Rochester Institute of Technnology, SHBA, Princeton University, SHBA.