Studio master në Menaxhim të Mekatronikës

17/11/2020

Fakulteti Menaxhim i Mekatronikës u ofron të gjithë studentëve kushtet e nevojshme për t’u bërë inxhinierët më të mirë që ka vendi, rajoni dhe bota, duke marr mësimet më të njohura ndërkombëtare, bazuar nga kurrikula të universiteteve prestigjioze të botës.

 

Përmes këtij programi, UBT krijon aftësi tek studentët për dizajnimin e sistemeve mekatronike, shkathtësi dhe njohuri multidisiplinare, duke i dhënë atyre bazë solide, të nevojshme për të zgjidhur problemet më komplekse të inxhinierisë.

 

Programi Menaxhim i Mekatronikës i nivelit master zgjat dy vite, dhe gjatë kësaj periudhe studentët do të punojnë me teknologjinë e fjalës së fundit, duke u përshtatur me trendin dhe duke punuar me profesionistë e ekspertë që iu përkrahin vazhdimisht në rrugëtimin tuaj akademik e profesional.

 

Specializimet në master:

  • Menaxhimi i Mekatronikës
  • Dizajni i Produkteve Industriale
  • Procesi i Prodhimit në Inxhinieri dhe Teknologji

Më shumë informacione për drejtimin klikoni në linkun: https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/programet-master/menaxhimi-i-mekatronikes/

Numri i studentëve të pranuar është i limituar. Ka edhe pak ditë për tu regjistruar, APLIKO dhe REGJISTROHU TANI: https://apliko.ubt-uni.net/